
Qyteti i bukur i Venedikut i ka ndaluar shitoret ku shitet qebapi.
Për shkak të trashëgimisë së qytetit, për shkak të romantikës që ky qytet e ka, zyrtarët e qytetit kanë vendosur që qebapi të largohet e ndalohet.
Të gjitha shitoret e kiosqet tjera, restaurantet po ashtu, të cilat shesin ushqim të shpejtë – Fast Food, nuk do të mund ta ushtrojnë këtë veprimtari, njofton Kultplus.
Njëjtë do të ndodhë edhe me pizzan, e cila nuk do të shitet në copa të vogla. Akullorja do të vazhdojë të shitet lirshëm.
Zyrtarët e qytetit thonë se dëshirojnë që qyteti të bëhet më i jetueshëm por edhe më i lehtë për turistët, ndërsa nuk do të ketë tatim për të hyrë në sheshet kryesore të qytetit./Insajderi.com