Vepra e Zhegrovës si përgjigje ndaj kapitalizmit në Frankfurt

Vepra e Zhegrovës si përgjigje ndaj kapitalizmit në Frankfurt

“States Flux” është një seri e ekspozitave nëpër hapësira të ndryshme: një hotel një resorin turistik “Sunny Beach” në Detin e Zi; lokalet në maje të ndërtesave të një pishine në Sofia; një pishinë e zbrazur; një fshat malor pranë qytetit dhe larg në jug të Evropës, një lakanderi vetë-shërbyese në Frankfurt të Gjermanisë.

Këto vende gjysmë-publike formojnë shtyllën kurrizore të një gjeografie të kapitalizmit në Evropë dhe kjo është arsyeja përse organizatorët e këtyre “ekspozitave” kanë vendosur që të shfaqin punët e artistëve të ndryshëm që lidhen me konceptin e kapitalizmit.

E në njërën nga këto hapësira është ekspozuar edhe puna artistike e artistit nga Prishtina, Dardan Zhegrova.

dardi1

“Frankfurti, një vend me një ekonomi globale që ka lulëzuar së fundmi. Pasqyrat e fasadave që na rrethojnë janë aparati financiar, paksa spekulativ që rritet gjithnjë e më pakuptueshëm përmes obsesionit me prodhimin e fiksionit për të ardhmen. Me të tilla fiksione qeveriset realiteti dhe si mund ta pretendojmë praninë tonë të pambrojtur?”, thuhet në përshkrimin e hapësirës në të cilën puna e Zhegrovës është e ekspozuar.

Bëhet fjalë për veprën “Where we meet sometimes at night, bright bright, long talk in white” e krijuar në vitin 2016./Insajderi.com

dardi2