‘Vera andrron detin’ pjesë e ‘Tokyo International Film Festival’

‘Vera andrron detin’ pjesë e ‘Tokyo International Film Festival’

‘Vera andrron detin’ me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basholli do të jetë pjesë e ‘Tokyo International Film Festival’.

Filmi kosovar do të jetë pjesë e këtij festivali në mesin e 14 filmave të tjerë.

E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera andrron detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazishë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj.

Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri.

‘Vera Andrron Detin’ nga Kaltrina Krasniqi ka fituar dy çmime nga asociacionet e kritikëve dhe profesionistëve të filmit në Binealen e Venedikut.

Çmimet që ka fituar janë:  ‘Inclusion Edipo Re’ dhe  ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’./Insajderi.com