Dy burra të panjohur kanë vjedhur një çantë më bizhuteri në vlerë prej 200 mijë eurosh, në Grand Palais në Paris.
Vjedhja ka ndodhur të dielën, në momentin kur po përmbyllej ekspozita Art Paris Art Fair, e cila ka qëndruar e hapur për disa kohë.
Kur një prej shitëseve kishte marrë bizhuteritë e saj, dy njerëz ishin afruar ndërsa duke e gënjyer shitësen se diçka i kishte rënë në tokë, më pas i vodhën bizhuteritë, shkruan KultPlus.
Incidenti po hetohet nga Policia Gjyqësore në Paris. Sulmet, incidentet dhe vjedhjet nëpër ekspozita e muzeume në Paris janë shtuar në numër viteve të fundit.