Vidhet busti i At Shtjefën Gjeçovit

Vidhet busti i At Shtjefën Gjeçovit

Është vjedhur busti i At Shtjefën Gjeçovit në fshatin Zllakuqan i cili ishte i vendosur në shkollën që mban të njëjtin emër.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e shkollës “At Shtjefën Gjeçovi”, nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Të vranë për herë të dytë, hajnat për përfitimi … apo kushdo qofshin ata! Nuk vidhet shkolla”, kanë shkruar ata.

Atë Shtjefën Gjeçovi ishte prift françeskan shqiptar, i cili u lind më 12 korrik 1874 në Janjevë të Kosovës, ndërsa u vra në vitin 1929 në fshatin Zym të Hasit.

Ishte autorë i shumë veprave të ndryshme, ndër të cilat janë “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Përkrenarja e Skënderbeut” e shumë vepra tjera.