Vini re se si njerëzit u kërkojnë falje

Vini re se si njerëzit u kërkojnë falje

Mund të kuptoni shumë për tjetrin, në mënyrën se si ju trajton – e në shumicën e rasteve si sillet kur e di se ju ka lënduar.

Psikologu dhe terapisti klinik Dr. Ramani Durvasula bën video që mësojnë njerëzit se si të dallojnë më mirë sjelljet toksike tek të tjerët, dhe çfarë të bëni për të mbrojtur veten tuaj dhe për të kufizuar dëmet që mund të bëhen kur keni një person toksik në jetën tuaj. Postimi më i fundit i Durvasula eksploron se si të përgjigjeni nëse një person i tillë në të vërtetë kërkon falje për mënyrën se si ata kanë vepruar, njofton Insajderi.

“Ideja që kërkim falja do të thotë që ata e kuptojnë atë që bënë dhe do të ndryshojnë sjelljen e tyre, nuk është e vërtet” thotë ajo, “dhe nëse e besoni, ka të ngjarë që ju do të përfundoni shumë të zhgënjyer”.

“”Një falje, e bërë si duhet, është marrja e përgjegjësisë; adresimi i ndjenjave të personit tjetër, përpjekja për pajtim dhe angazhimi për të mësuar prej tij”, vazhdon ajo. “Fatkeqësisht, në një raport toksik nuk ndodh kështu.”

Një person toksik në fakt nuk interesohet nëse ata lëndojnë dikë tjetër, dhe shpesh, thekson Durvasula, një falje vjen vetëm pas një argumenti të gjatë, ku ata besojnë se personi që ata lënduan mund të heq dorë nga ata. Dhe në secilin rast, ky person nuk mëson nga përvoja ose të përshtatë sjelljen e tyre, dhe cikli vazhdon.

Është shumë e thjeshtë të identifikosh një kërkim falje toksike, thjesht sepse ata nuk do të marrin përgjegjësinë për atë që bënë.  Thjesht një “Më vjen keq që ndjeheni ashtu”, nënkupton se ndoshta ju nuk duhet të ndjeheni ashtu – që do të thotë personi tjetër, injoron përgjegjësinë që pati në situatën e caktuar.

Burimi: Yahoo Life