Nesër fillon procesi i vaksinimit në Kosovë, njofton Insajderi.
Kjo u tha gjatë takimit virtual që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte me kryetarët e komunave.
Vaksinimi do të fillojë në Klinikën Infektive dhe Sallën “1 tetori”, pastaj do të zgjerohet edhe në qendra të mjekësisë familjare.
Kosova ka siguruar 24 mijë doza nga program COVAX, të dielën.
I pari që do të vaksinohet do të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka premtuar se do të sigurohen edhe shumë vaksina tjera.
Gjatë fushatës zgjedhore Kurti kishte premtuar se 60 përqind e popullatës të vaksinohet. /Insajderi.com