Vjollca Robelli- Mripa dhe Mariela Cingo do të performojnë në Teatrin “Brent Civic Centre”

Vjollca Robelli- Mripa dhe Mariela Cingo do të performojnë në Teatrin “Brent Civic Centre”

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vjollca Robelli- Mripa së bashku me pianisten e njohur shqiptare Mariela Cingo do të performojnë në skenën e Teatrin Brent Civic Centre,

Robelli- Mripa ka njoftuar se në këtë ngjarje janë ftuar nga Ambasada e Shqipërisë, Kosovës dhe Komunitetit Shqiptar ne Britaninë e Madhe. Ky koncert do te drejtohet nga producenti Shqiptar Tomorr Kokona Choreographer me rastin e “Javës së Kulturës Shqiptare” shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor duke filluar nga ora 17:00. Hyrja është falas.