Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës është pritur sot nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.
Osmani, me anë të një postimi në Facebook, bëri të ditur se aty është pritur nga John Erath, që është Drejtor për Europë në Shtëpinë e Bardhë.
“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook, transmeton Insajderi.
“Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”.
Kosova është në pritje të formimit të një qeverie të re që do të përballet me shumë sfida, e njëra ndër to është edhe dialogu me Serbinë. SHBA tani ka bërë të ditur se do të përfshihet në këtë dialog dhe ka emëruar Richard Grenellin si ndërmjetësues special./GazetaInsajderi/
Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë….
Gepostet von Vjosa R. Osmani am Dienstag, 15. Oktober 2019