Sot, në Bosnjë e Hercegovinë, derisa Laura Fazliu ka marrë medaljen e artë në Kampionatin Evropian U21, është ngritur flamuri dhe është intonuar himni, derisa dëgjohet edhe teksti në prapavijë.
Këtë aktivitet e ka transmetuar live në rrjetin social Facebook, trajneri Driton Kuka, ku ka shkruar: “Në BeH himni intonohet, edhe me tekst bile”.
Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova prezantoi edhe hinin e ri. Kur ishte propozuar melodia nga autori Mendi Mengjiqi, kënga e shtetit i kishte pasur edhe vargjet e shkruara.
Për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar që të heq tekstin.
Himni i Kosovës, titullohet “Evropa”.
Sporti i xhudos, që me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakova, Loriana Kuka, e tash edhe me Flaka e Loxhën e Laura Fazliun, kanë ngritur lartë flamurin e Kosovës gjithandej, madje edhe në vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kësaj radhe ka vendosur të shkojë një hap tutje duke e paraqitur edhe tekstin./ Insajderi.com