“Zâ Fest” rikthehet në Theth, BE: Krenar që ju mbështesim

“Zâ Fest” rikthehet në Theth, BE: Krenar që ju mbështesim

“Zâ Fest” rikthehet me edicionin e tretë dhe këtë vit, në natyrën e mahnitshme të Thethit më 2, 3 dhe 4 gusht. Delegacioni i BE-së në Shqipëri shprehet krenar që do të mbështesë edhe këtë vit “Zâ Fest”.

“Natyra mahnitëse e Thethit do të jetë skena e ZA Fest 2019! Na u bashkoni më 2-4 gusht për një fundjavë të mrekullueshme me muzikë, poezi, diskutime dhe aktivitete në natyrë”, thekson delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Gjithashtu delegacioni BE-së në Shqipëri ka shpërndarë dhe një video promovuese të bukurive të Thethit dhe gjithçka që kjo mrekulli mes Alpeve Shqiptare ofron.

Në këtë edicion të tretë në këtë festival do marrin pjesë artistë të njohur shqiptarë, por dhe të huaj që për tre net do të jenë para publikut. Elina Dunit, Piers Faccini, Vlashent Sata, Arben Bajraktaraj, Bob Berkey, Agona Shporta dhe Don’t listen to your Neighbors janë pjesë e festivalit.

Gjithashtu aktivitete të tjera si hiking, joga, panair kulinarie, kinema verore, tregime e legjenda dhe biseda e hapur “Logu i Za Fest” janë pjesë e këtij aktiviteti.

Një tjetër veçanti e këtij festivali është rizgjimi i kulturës shqiptare përmes gojëdhënave, tregimeve, legjendave dhe përrallave të moçme. Një udhëtim në kohë i shoqëruar nga interpretimi emocionues i Arben Bajraktaraj, një nga aktorët shqiptarë më në zë në Francë e më gjerë. Elina Duni vjen në festival bashkë me muzikantët e saj Rob Luft në kitarë, Tom McCredie në bas, Corrie Dick në bateri dhe i ftuar Gent Rushi në fizarmonikë.

Bob Berky, i njohur si një nga kllounët më të dashur në festivalet më të mëdha të botës vjen me artin e tij unik në të parën performancë të këtij lloji në “Za Fest”.

Edicioni i parë i “Zâ Festival” u zhvillua në vitin 2017 në Theth, në vendin ku frymojnë humbur thellë këngët legjendare, tregimet e Orëve dhe Zanave./ATSH/

ZÂ Fest 2019

Natyra mahnitëse e Thethit do të jetë skena e ZA Fest 2019! Delegacioni i BE-së në Shqipëri mbështet me krenari ZA Fest për të dytin vit radhazi. Na u bashkoni më 2-4 gusht për një fundjavë të mrekullueshme me muzikë, poezi, diskutime dhe aktivitete në natyrë! #BEpërShqipërinë ???? #BEpërKulturën #zafest**************The stunning nature of Theth will be the stage of ZÂ Fest 2019! The EU Delegation is proud to support ZÂ Fest for a second year in a row. Join us on 2-4 August for a great weekend of music, poetry, discussions and outdoor activities! #EUforAlbania???? #EUforCulture #zafestEU Neighbourhood & EnlargementEuropean CommissionEuropean External Action Service – EEASZA Fest

Gepostet von European Union in Albania am Samstag, 20. Juli 2019