
Mbi varret e vikingëve që datojnë nga shekulli i nëntë në Suedi, janë gjetur rroba dhe lecka me mbishkrimin “Allah” dhe “Ali”.
Annika Larson, hulumtuese në Universitetin në Uppsala, departamenti i Historisë Antike dhe Arkeologjisë, për AA tha se gjatë analizave në varret e vikingëve të zbuluara në qytetin Birka kanë gjetur rroba dhe lecka me mbishkrimin “Allah” dhe “Ali”.
“Ishte një zbulim që tërheq vëmendjen. Vikingët mund të kenë qenë të ndikuar nga feja islame dhe nga besimi në jetën e pafundme në parajsë pas vdekjes”, vlerësoi Larsson.
Larsson tha se shkronjat arabe në këto fjalë janë përdorur në formë gjeometrike më kaligrafinë Kufike.