Filmi i ri i shumëpritur James Bond do të quhet “No Time To Die”, u njoftua në llogarinë zyrtare të këtij prodhimi.
Filmi më parë kishte titullin e punës “Shatterhand”, por emri u ndryshua për të përshtatur emrat e filmave të mëparshëm të kultit për spiunin britanik.
Xhirimet janë duke vazhduar dhe kjo do të jetë paraqitja e fundit e Daniel Craig në rolin e Agjentit 007, raporton Daily Mail.
Regjisor i filmit është Carrie Fukunaga, me skenarin e shkruar nga Fib Waller Bridge, transmeton KosovaPress.
Filmi është duke u xhiruar në Xhamajkë, Norvegji, Itali dhe Angli, dhe zhvendosja e ekuipazhit në Skoci sugjeron që agjenti i fshehtë do të rishikojë shtëpinë e tij të fëmijërisë, të cilën shikuesit kanë mundur ta shihnin në “Skyfall”.
Premiera e filmit është planifikuar për datën 3 prill 2020 në Mbretërinë e Bashkuar dhe më 8 prill në SHBA.