Zgjedhet përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion 2019

Zgjedhet përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion 2019

Pas tri ditëve konkurrimi intensiv në Festivalin e ’57 të këngës në RTSH, i cili u mbajt në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, është përzgjedhur kënga fituese.

Këtë edicion e fitoi më këngën “Ktheju tokës” këngëtarja Jonida Maliqi.

Kjo nënkupton që kënga triumfuese fiton të drejtën e përfaqësimit shqiptar në Eurosong 2019 në Izrael. Vitin e kaluar Shqipëria është prezantuar nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.