Mungesa e testeve ka qenë shqetësuese nga fillimi i shfaqjes së Covid-19, por si duket 12.000 teste do të sigurohen shpejt.
Zyrtarë të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik kanë deklaruar se në Klinikën Infektive ka mungesë të testeve për Covid-19.
Numri testeve ishte preokupim që nga fillimi i shfaqjes së Covid-19 në vend, madje pranimi i testeve nga Serbia ka qenë diskutim i gjatë publik.
Por, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë që kanë siguruar 12.000 teste duke qenë mirënjohes ndaj diasporës shqiptare.
“Me lejoni të theksoj se vetëm dy ditët e fundit, nga IKSHPK informacioni i saktë është që mungojnë testet në masë të madhe dhe kjo ka qenë shqetësuese për mua. Sot përmes atyre që iu shkon falënderimi i madh, diasporës do të sigurohen 12 mijë teste dhe do të dërgohen në IKSHPK. Ne do t’i shqyrtojmë dhe kërkesën e deputeteve për mjek specializantë”, ka thënë Zemaj.
Në Kosovë është rritur numri i të infektuarëve me Covid-19 pas lehtësimit të masave që filloi nga 4 maji dhe vazhdoi në tri faza. /Insajderi/