
Ambasada e Kosovës në Britani të Madhe ka vënë në dispozicion një numër emergjent pas sulmeve në mbrëmjen e së shtunës në Londër.
Tre sulme goditën të shtunën Londër, ndërsa policia ka konfirmuar se më shumë se një person ka vdekur.
Tani, ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grejçevci ka njoftuar për numrin emergjent në këtë ambasadë.
“Sulmet në Londër! Numri emergjent i Ambasadës së Kosovës: +447961064763”, ka shkruar ai.