Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov është vrarë nga një polic i Turqisë, raporton mediumi rus Russian Today.
Siç shkruan Russian Today, Karlov u qëllua nga një polic i Turqisë, i cili ishte identifikuar si polic kur ishte futur në ambientin ku mbahej ekspozitë.
“Ne kemi informacion, nga njëri prej dëshmitarëve, se sulmuesi ishte prezantuar si oficer policor, duke treguar kartën e identifikimit tek hyrja”, ka thënë një burim i ushtrisë turke për RT.
Ndërsa siç shkruajnë mediet turke, sulmuesi është identifikuar si Mevlut Altintas. Ai nuk ishte në detyrë gjatë incidentit. /Insajderi.com