Nën dyshimin se janë dërguar nga të ashtuquajturit e Shtetit Islamik, në Gjermani janë arrestuar tre persona.

Sipas raportimeve të tabloidit gjerman Bild, këto arrestime janë bërë me dyshimet se po përgatisnin sulme, thanë prokurorët.
Personat e moshës 17 dhe 26 vjeçar, u ndaluan pas një seri bastisjesh para agimit në vendet Schlesëig-Holstein dhe Saksoni të Ulët këtë të martë.
Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, u tha gazetarëve se të dyshuarit mund të kenë pasur lidhje me njerëzit që kryen sulmet në Paris, në nëntor të vitit të kaluar. /Insajderi.com