
Romelu Lukaku nuk është Lionel Messi, por Kevin De Bruyne mendon se sulmuesi belg do të jetë një sukses i madh te Manchester United.
Lukaku u transferua nga Everton te Manchester United për rreth 90 mln euro dhe ka shënuar dy gola në po aq ndeshje miqësore. Dhe ylli i Manchester City u shpreh për bashkëkombësin e tij se është një nga më të mirët në botë.
“Ai do të bëjë shumë mirë. Të gjithë i njohin kualitetet e tij dhe ai do ta bëjë më së miri detyrën e tij. mos e krahasoni me Messi-n, ai është një tip i madh fizikisht dhe një makineri golash,” shprehet belgu, shkruan Telesport.
“Shumë gjëra thuhen për këto transferimet e mëdha në mediat sociale, me njerëzit që tallen me të dhe lojtarët e tjerë. Por ai do të vazhdojë të bëjë punën e tij duke shënuar 20-25 gola me United. Ai do të flasë në fushë. e keni parë mesataren e golave të tij? Është e pabesueshme. Ai është një nga më të mirët në botë që në moshën 24-vjeçare.”