
Një person që ka qenë në London Bridge pas incidentit të së shtunës i ka thënë gazetarit të Reutersit të ketë parë tre persona që janë dukur se janë prerë në fyt.
Shërbimet e ambulancës së Londrës kanë shkruar në Twitter se i janë përgjigjur këtij incidenti.
Deklarata e dëshmitares së Reutersit ende nuk është konfirmuar.
Ndërkaq, dëshmitarë të tjerë kanë thënë për mediat lokale angleze se tre persona kanë dalë nga minibusi dhe kanë sulmuar këmbësorët me thika. /Insajderi.com