Janari i vitit 2017 shënon kalimin e pushtetit nga Barack Obama te Donald Trump. Mirëpo, Shtëpia e Bardhë nuk do pret vetëm Trumpin, por edhe të gjithë kabinetin e përzgjedhur nga ai. Tashmë dihet vetëm se Mike Pence do zëvendësojë Joe Biden.
Lista e kabinetit të Donald Trump e bërë publike nga New York Times përmend disa emra si të mundshëm për të qenë pjesë e kabinetit të republikanit Trump, transmeton gazetametro.net.
Sekretar i Shtetit
Edhe nëse Trump zgjedh zgjedh një ideolog apo një njohës të mirë të politikës së jashte nga adminsitratat e kaluara republikane, sfida e tij do mbetet se Departamenti i Shtetit është pjesa kryesore e eksperimentit të pas viteve 1945 të globalizmit dhe ndërtimit të aleancave, për të cilin Trump ka thënë që do e skatërrojë.
- John R.Botlon – Ish-ambsadori amerikan në Kombet e Bashkuara nën administratën e George W.Bush
- Bob Corker –Senatori nga shteti i Tenesit si dhe kryetari i Komitetit për marrëdhënie me jashtë
- Zalma Khalizad – Ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan
- Stanley A.McChrystal – Ish-udhëheqës ushtarak i lartë Afganistan.
Sekretar i Thesarit
I pari i këtij posti ka përgjegjësi financiare, përgjegjësi për borxhet e shtetit, si dhemerret me hartimin e taksave. Ky departament poashtu bart përgjegjësinë për saksionet financiare kundër armiqëve të jashtëm – që janë esenciale për marrëveshjen e Presidentit Obama me me Iranin si dhe rivendosjen e marrëdhënieve miqësore me Kubën.
- Thomas Baarrack Jr. –Themelues, kryetar ekzekutiv i Colony Capital; investitor i patundshmërive dhe kapitalit privat
- Jeb Hensarling – Përfaqësues dhe kryetar nga Teksas i Komitetit të Shërbimeve dhe Financave
- Steven Mnuchin – Kryetar financiar i kampanjës së Donald Trumpit
- Tim Pawlenty – Ish-guvernator i shtetit të Minesotas
Sekretar i Mbrojtjes
Sekretari i ardhshëm i mbrojtjes do të formësojë luftën kundër Shtetit Islamik duke mbikqyrur ushtrinë e cila po ka vshtirësi ti realizojë dy nisma të kohës së Presidentit Obama; integrimi i femrave në luftim, si dhe tu mundësojë njerëzve transgjinor që të shërbejnë hapur në ushtri.
- Kelly Ayotte – Senator nga New Hampshire
- Gen.Michael T.Flyyn – Ish-Agjencisë Intelegjente të Mbrojtjes
- Stephen J. – Këshilltar nacional për çështje të Sigurisë nën George W.Bush
- Jon Kyl – Ish-senator nga shteti i Arizonës
- Jeff Sessions – Senator nga Alabama, që është njëkohësisht kundërshtues më nam i emigracionit
Prokuror i Përgjithshëm
Autoriteti juridik më i lartë i shtetit ka barrën që të mundësojë platformën e Trumpit për ‘’rregull dhe ligj’’, duke përfshirëkëtu edhe kërcënimin e tij se do ta fusë në burg Hillary Clintonin. I nominuari mund edhe të ndryshojë mënyrën e zbatimit të të drejtave civile në vend.
- Chris Christie – Guvernator i New Jersey
- Rudolph W.Giuliani – Ish-kryetar i New Jorkut
- Jeff Sessions – Senator nga shteti i Alamabës
Sekretar i Brendshëm
Ky departament menaxhon tokën si dhe ujërat e vendit.
- Jan Brewer – Ish-gurvernator i Arizonës
- Robert E. Grady– Partner i Gryphon, e cila është një kompani e madhe private e kapitalit
- Harold G.Hamm – Drejtor ekzekutiv i Continental Resources, e cila është një kompani e vajti dhe gazit
- Forrest Lucas – Drejtor i Lucas Oil Products, që prodhorn vajëra për makina
- Sarah Palin – Ish-guvernatore e Alaskas
Sekretar i Agrokulturës
Sekretari i Agrokulturës mbikqyrë cilësinë e ushqimit si dhe bënë mbikqyrjen e industrisë së fermavë në vend. Sekretari i ardhshëm ka përgjegjësnë që të zbatojë idetë e Trumpit dhe pozicionin që ai ka marrë sa i përket tregut.
- Sam Brownback – Guvernator i Kansasit
- Chuck Conner – Shef ekzekutiv i Këshillit Nacional të koroporatave të fermerëve
- Said Miller– Komisioner nga Teksasi i agrokulturës
Sekretar i Tregtisë
Departamenti në fjalë mbikqyrë zyrën ekonomike të analizave.
- Chris Christie – Guvernator i Neë Jerseit
- Dan DiMicco – Ish-drejtor ekzekutiv i Nucor Coorporation, kompani kjo e cila merret me produktet e çelikut
- Lewis M.Eisenberg – Drejtor i kapitalit privat në Granite Capital International Group
Sekretar i Punës
Departamenti i Punës siguron zbatimin e rregullave që mbrojnë punëtorët e Amerikës, shpërndan përfitime te të papunëst si dhe publikon të dhëna ekonomike, siç janë raportet mujore të punës.
- Victoria A. Lipnic – Komisionere e Mundësisë së Barabartë të Punësimit
Sekretar i shërbimeve humane dhe shëndetit
Sekretari i këtij departamenti do të ndihmojë Trumpin që të arrijë qëllimin e tij kryesor elektoral; që të zavendësojë Affordable Care Act, i cili akti për mbrojtjen e pacientëve që erdhi nën udhëheqjen e presidentit Obama.
- Ben Carson –Kandidat presidencial i zgjedhjeve të vitit 2016
- Mike Huckabee – Ish-gurvernator i Arkansas dhe kandidat për president në këtë vit
- Bobby Jindal – Ish –guvernator nga Louisina i cili ka shërbyer si sekretar i shëndetit dhe spitaleve në po këtë shtet
- Rick Scott – Guvernator i Floridas si dhe ish-drejtor ekzekutiv i zingjirit të spitaleve
Sekretar i Energjisë
Pavarësisht emrit që mbanë, detyra kryesore e këtij departamenti është që të mbrojë dhe menaxhojë arsenalin e armëve nukleare të SHBA-së.
- James L. Connaughton – Ish-këshilltar për ambient i presidentit George Ë.Bush
- Robert E.Grady – Partner i Gryphon Investors
- Harold G.Hamm – Shef ekzekutiv i Continental Resources, firmë kjo e gazit dhe vajit
Sekretari për Edukim
Donald Trump ka deklaruar që ai dëshiron që të tkurrë këtë departament.
- Ben Carson – Kandidat për president në zgjedhjet e fundit
- Williamson M.Evers – Ekspert i edukimit
Sekretar i Veteranëve
Ky sekretar do të përballet me detyrën e përmirësimit të imazhit të një departamenti të cilin Trumpi e ka kritikuar mjaft shumë.
- Jeff Miller – Kryetar i pensionuar i komitetit për veteranë
Sekretar i Shtetit për Siguri
Ky post i krijuar pas sulmeve të 11 shtatorit ka një rol kyç në udhëheqjen e Trumpit; ruajtjen e kufijëve të Amerikës.
- Joe Arpaio – Sherif në shtetin e Maricopa, Ariz.
- David A.Clarke Jr. – Sherif në Milwaukee
- Michael McCaul – Perfaqësues nga Teksasi
- Jeff Sessions – Senator nga Alabama
Drejtori i stafit së Shtëpisë së Bardhë
I pari i këtij departaemnti menaxhon punën dhe personeli, si dhe agjendën e Presidentit në raporte të rëndësishmë.
- Stephen K.Bannon – Redaktor në Breitbat Neës si dhe kryetar i kampanjës së Trumpit
- Reince Priebus – Drejtor i Komitetit Nacional Republikan
Drejtor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Ambientit
Kjo agjenci mbikqyrë rregullimin e ambientit dhe çështjet që lidhen me të.
- Myron Ebell – Mohues i njohur i ngrohjes globale, si dhe drejtor institutit Competitive Enterprise
- Robert E.Grady – Partner i GryphonInestors
- Jeffrey R.Holmstead – Avokat në Braceëell
Përfaqësues amerikan i Tregut
Ky drejtor do ketë përgjegjësinë dhe rolin e kundërshtimit të marrëveshjeve të reja tregtare dhe hartimin e atyre të rejave.
- Dan DiMicco – Ish-drejtor ekzekutiv i Nucor Corporation, firme prodhuese e çelikut si dhe kritikues i praktikës së tregtisë me Kinën
Ambasador në Kombe të Bashkuara
Ky ambasador do jetë përfaqësues i Amerikës në mbarë botën, duke i përfaqësuar intereast e shtetit në Këshillin e Sigurimit.
- Kelly Ayotte – Senator nga Neë Hampshire si dhe anëtarë i Komitetit të Shërbimeve Ushtarake
- Richard Grenell – Ish-folës për ambasadorin amerikan në Kombe të Bashkuara nën adminsitratën e George W.Bush
Drejtor i Intelegjencës Nacionale
Donald Trump do të marrë Shtëpinë e Bardhë në një kohë mjaft kritike për sigurinë e shtetasëve amerikanë, andaj edhe ky post merrë një rol mjaft me peshë.
- Michael T.Flynn – Ish-drejtor i Agjenicsë Intelegjence të Mbrojtjes
- Peter Hoekstra – Ish-drejtor i Komitetit së intelegjencës
- Mike Rogers – Ish-drejtor i Komitetit së Intelegjencës
- Frances Townsend – Ish-këshiltlar i sigurisë nacionale në kohën e George W.Bush
Këshilltari për Siguri Nacionale
Edhe pse nuk është anëtar i kabinetit ky post kanjë rol esencial në mbrojtjen e propozimeve për politika nga Departamenti i Shtetit. Deyrë e cila fiton edhe më shumë rëndësi nësë kujtojmë që Donald trump nuk ka përvojë në këto punë.
- Michael T.Flynn – Ish-drejtor i Agjencisë për Mbrojtje dhe Intelegjencë. /gazetametro.net