Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur përmes telefonit me presidentin rus, Vladimir Putin të hënën për të ndarë informacionet në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, ka thënë një zyrtar turk, raporton Reuters.
Më herët, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u tha gazetarëve se ambasadori, Andrei Karlov, kishte vdekur pasi u qëllua për vdekje nga një person i armatosur në një galeri arti në kryeqytetin turk.
Mediat në Turqi kanë publikuar fotografinë dhe emrin e personit që qëlloi për vdekje ambasadorin rus në Turqi.
Mevlut Mert Altintash, 22 vjeçar, shtiu ndaj Andrei Karlov nga prapa së paku pesë herë derisa diplomati po mbante një fjalim në një galeri arti në Ankara. /Insajderi.com