Bazuar në të dhënave të paraqitura nga kompania “Jato Dynamics”, “VW Golf” ia ka zënë vendin e parë “Ford Fiesta”.
“Fiesta” ka tejkaluar “Golf” me 468 makina të shitura, 47263 kundrejt 46 795. Një tjetër fakt interesant është se në muajin e kaluar në Evropë janë regjistruar 1.93 milionë makina të reja.
Bëhet fjalë për rritje për 10.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rezultati është një rekord për gjithë historinë e respektuar të tregjeve, sipas “Jato Dynamics”.
Evropa është kthyer në tregun e dytë të veturave pas Kinës, e cila ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.