
Neymar Jr është futbollisti që kap shpejtësinë maksimale më të lartë gjatë këtij sezoni te Barcelona. Braziliani arriti 34.83 km për orë kundër Sporting de Gijon, një shifër që nuk u kap dot nga asnjë prej shokëve të ekipit.
Aftësia e tij për të shpërthyer është një nga virtytet e tij të mëdha. Stili i tij i lojës bazohet te një miks perfekt midis shpejtësisë dhe aftësisë, gjë që e ka kthyer në një prej lojtarëve më të vështirë në botë për t’u mbrojtur. Lojtari që iu afrua më shumë Neymar ishte një befasi për të gjithë. Mathieu ka arritur të kapë shifrën 34.25 km/orë ndaj Deportivo-s.
Francezi ka mundur Aleix Vidal, Mascherano dhe Jordi Alba, i cili është në vend të pestë. Ekipi spanjoll ka në përbërje disa prej lojtarëve më të shpejtë. Lojtari më i ngadaltë i Barça është pikërisht kroati Rakitic. Shpejtësia maksimale e tij ka qenë 30.66 km / orë.
Është një konstante për sa i përket mesfushorëve qendrorë. Në shifra të përafërta lëvizin edhe Iniesta, Rafina dhe Arda Turan. Përjashtimin e bën Busquets, i cili arrin 33.64 km/orë, megjithëse mesatarja e tij zbret në 28, njofton telesport.
Suarez dhe Messi nuk bien në sy si më të mirët. Leo ka vrapuar poshtë 30 km / orë dhe shifra e tij më e keqe ka qenë në ndeshjen ndaj Alaves, ku me zor kaloi 25 km/orë.