
Kanë kaluar shumë momente fantastike dhe kanë fituar shumë trofe që kur Neymar iu bashkua Barcelona-s në vitin 2013 dhe largimi i tij nga katalanasit, nuk kishte si të mos prekte edhe yllin e ekipit, Lionel Messi-n.
I tillë ishte edhe mesazhi që argjentinasi shkruajti për të në “Instagram”, përmes një video, menjëherë sapo u konfirmua largimi i 25-vjeçarit nga “Camp Nou”.
“Ishte një kënaqësi shumë e madhe të ndaja gjithë këto vite me ty miku im @neymar jr. Të uroj shumë fat në këtë etapë të re të jetës tënde. Do të shihemi. Të dua shumë” –përfundoi Messi.
E menjëhershme ishte dhe përgjigja e Neymar, i cili shkruajti:
“Faleminderit vëlla. Do të më marrë malli.”(supersport)