Policia britanike ka njoftuar se është duke u përballur edhe me një tjetër incident në Londër, pas atij në Urën e Londrës ku një furgon hyri në mesin e këmbësorëve.
Ky incident, siç raporton The Telegraph, ka ndodhur vetëm një kilometër larg Urës së Londrës në një market. Mirëpo, policia nuk ka dhënë detaje ende mbi incidentin.
Ndërsa, CNN ka raportuar se ka pasur të shtëna me armë në këtë market, njofton Insajderi.
Në incidentin e parë, pas sulmit me furgon, tre persona kanë dalur nga futgoni dhe kanë nisur të sulmojnë me thika njerëzit në Urën e Londrës. /Insajderi.com