Presidenti i Rusisë Vladimir Putin deklaroi se sulmi ndaj ambasadorit rus është provokim kundrejt marrëdhënieve të mira të Turqisë dhe Rusisë të cilat i avancuam në Siri".
Putin, një një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, tha se vrasja e ambasadorit rus është një provokim i pastër që kërkon të dëmtojë procesin e paqes në Siri.
“Dua të shpreh ngushllimet e mira për familjen e ambasadorit. Ne kemi shumë pyetje dhe duhet t’u përgjigjemi një nga një. Kush e vrau dhe kush dha urdhër për këtë”, ka thënë ai.
Ai e konsideroi si provokim vrasjen e Andrey Karlov në Ankara.
“Ajo që mund të them tani është se vrasja e ambasadorit është një provokim i pastër për të dëmtuar procesin e paqes në Siri, të promovuar nga Rusia, Turqia dhe Irani ”, shtoi Putin, duke perjashtuar se Turqia ka gisht ne vrasjen e Andrei Karlov.
“E vetmja pergjigje qe mund te jape Moska per keto veprime eshte te distancohet dhe te luftoje kunder terrorizmit”, perfundoi Putin.