
Fabio Lucioni i Beneventos ka dalë pozitiv në doping.
Një antidoping pozitiv në Serie A: bëhet fjalë për Fabio Lucioni, kapiten i Beneventos, raporton “Calciomercato.com”, transmeton Gazeta Express.
Futbollisti ka dështuar në testin e bërë nga “Nado Italia” pas sfidës së humbur nga Torino 1:0.
Substanca e gjetur nga analizat është Clostebol. Lucioni rrezikon nga një deri në katër vjet suspendim.
Për trajnerin, Marco Baroni, gjërat po shkojnë keq e ma keq: Benevento ka mbrojtjen më të keqe në kampionat me 14 gola të pësuara, ka mbrojtësit e lënduar, Gjimshitin dhe Antei dhe momentalisht mund të mbështet vetëm te Venuti si mbrojtës qendror.
Përveç Gjimshitit, për Beneventon luan edhe lojtari tjetër i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj.