Skenari i Nices përsëritet në Berlin – disa të vdekur dhe 50 të lënduar

Skenari i Nices përsëritet në Berlin – disa të vdekur dhe 50 të lënduar

Me 15 korrik të këtij viti, qyteti bregdetar francez Nice ishte tronditur nga një ngjarje makabre që la më shumë se 100 persona të vdekur, pasi një kamion kishte hyrë përmes turmës plot me njerëz, pas festimit të Ditës së Bastillës.

Shoferi ishte vrarë nga policia, ndërsa në kamionin e tij ishin gjetur armë dhe granata.

truck

Katër muaj më vonë, një tjetër qytet evropian po tronditet nga një sulm me një skenar të njejtë sikurse ai i Nices.

Siç raportojnë mediat gjermane, disa njerëz kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë janë lënduar pasi një kamion hyri përmes turmës së njerëzve në një treg Krishtlindjesh në Berlin të Gjermanisë.

Raportet e para të mediave në Gjermani flasin për një sulm të mundshëm terrorist.

berlin

Një fotografi e postuar nga “MorgenPost” tregon sesi tregu është shkatërruar gati i tëri, por autoritetet gjermane nuk kanë dalë ende me raport zyrtar nëse ky është një aksident apo sulm terrorist.

Sulmi në Nice ishte cilësuar terrorist dhe për të e kanë marrë përgjegjësinë ISIS-i./Insajderi.com