Goli i Sturridge nuk i ka gëzuar tifozët e skuadrës së Arsenalit, të cilët shpresojnë në një hap fals të Liverpoolit në mënyrë që "topçinjtë" të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.
![Sturridge e kalon në epërsi Liverpoolin ndaj West Ham [video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/05/sturridge-730x440.jpg)
Liverpool ka kaluar në epërsi ndaj West Hamit, me golin e sulmuesit anglez, Daniel Sturridge.
Futbollisti i kombëtares angleze shënoi gol të bukur në minutën e 37-të të ndeshjes, duke kaluar portierin kundërshtar për ta shtyer më pas topin në rrjetë.
Ky gol mund të ketë rëndësi vitale për sezonin e Liverpoolit, pasi me fitore në ndeshjen e sotme Liverpooli i afrohet edhe më shumë sigurimit të pozicionit në mesin e katër skuadrave të para në renditjen e Premier Ligës.
Pas kësaj ndeshje, Liverpooli do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Middlesbrough. Në këtë ndeshje “Të Kuqtë” do të ndeshen ndaj një skuadre që veçse ka rënë nga elita, raporton Insajderi.
Por, goli i Sturridge nuk i ka gëzuar tifozët e skuadrës së Arsenalit, të cilët shpresojnë në një hap fals të Liverpoolit në mënyrë që “topçinjtë” të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli ka 70 pikë në tabelë dhe renditet në vendin e katërt, ndërsa Arsenali ka 69 pikë dhe renditet në vendin e pestë./Insajderi.com
[arve url=”https://streamable.com/s/ud0vg/gybkgj” /]