![Sulm në Pallatin Mbretëror në Arabi, dy të vdekur e tre të plagosur](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/10/pallati-730x440.jpg)
Dy persona kanë vdekur e tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Pallatin Mbretëror në Arabinë Saudite.
Viktimat ishin dy roje të sigurisë që u qëlluan kur i armatosuri me kallashnikov zbriti nga makina e tij jashtë portës së pallatit Al Salam në Jeddah.
Dorasi i identifikuar si Mansour al-Amri, një shtetas saudit është vrarë nga rojet e mbretërore, të cilët e lanë të vdekur posa e qëlluan.
Mbreti saudit Salman është aktualisht jashtë mbretërisë në një vizitë shtetërore në Rusi.
Familja mbretërore kryen punë zyrtare vetëm gjatë muajve të verës në pallat. Motivi i këtij akti ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet.