
Liverpool ka arritur të marrë një fitore spektakolare, 0-4 në transfertën ndaj West Ham.
Protagonist absolut i “Të kuqve”, ka qenë braziliani Philippe Cuotinho i cili ka asistuar për Sturridge në golin e parë dhe ka shënuar vetë golin e dytë dhe të tretë.
Serinë e golave e mbylli sulmuesi belg, Origi, i cili shënoi në minutën e 76, golin e katërt dhe të fundit të takimit.
Me këtë fitore Liverpool prek kualifikimin në Champions, pasi në javën e fundit pret Middlesbrough, një ekipi që ka rënë matematikisht nga Premiere League dhe vjen pa pretendime në “Anfield Road”.