Thirrjet e policit që vrau ambasadorin rus: Ne vdesim në Alepo, ju vdisni këtu

Thirrjet e policit që vrau ambasadorin rus: Ne vdesim në Alepo, ju vdisni këtu

Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov, u vra sot nga një polic turk identiteti i të cilit sipas medieve turke është Mevlüt Mert Altıntaş.

Ambasadori u qëllua tetë herë teksa ai po mbante fjalim në një ekspozitë fotografish e titulluar “Rusia ën sytë e Turqve”.

Pasi e kishte qëlluar ambasadorin, ka bërtitur tri herë “Allahu Akbar” teksa më vonë ka vazhduar të mbajë edhe një fjalim.

Ai fillimisht siç raporton CNN, ka thënë se vrasja të jetë bërë si formë hakmarrje ndaj Rusisë, teksa  ka bërtitur ‘Në vdesim në Alepo, ju vdisni këtu”.

“Mos e harroni Alepon, mos e harroni Sirinë”, dëgjohet teksa bërtet polici turk.

Ai vazhdon të mbajë edhe një ligjëratë para se të qëllohet për vdekje edhe ai.

“Deri sa rrugët nuk i kemi të sigurta as ju nuk do ta shijoni sigurinë”, citohet të ketë thënë polici turk, raporton Insajderi.

Më pas ai drejton armën ka publiku teksa bënë thirrje që ata të largohen ose të afrohen për vdekje.

“Largohuni, largohuni ose afrohuni dhe merreni vdekjen. Kush do qe të jetë kundër le të dalë përpara. Me një nga një do t’i pastroj hesapet”, ka thënë polici./Insajderi.com