Ambasadori i Rusisë në Ankara ka vdekur në spital, pas një sulmi me armë zjarri teksa mbante një fjalim në një ekspozitë arti, në kryeqytetin turk, kanë raportuar mediet turke.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Rusisë ka thënë se Andrei Karlov ka vdekur në spital pas plagëve të marra. Më herët është raportuar se Karlov ishte lënduar rëndë së bashku me disa njerëz të tjerë që ishin në ekspozitë.
Ambasadori i Rusisë në Turqi ishte duke mbajtur një fjalim në një ekspozitë e quajtur “Rusia siç shihet nga turqit”.
Ndërkohë që ka pasur protesta në ditët e fundit në Turqi, në nivel politik qeveritë turke dhe ruse kanë bashkëpunuar në operacionin e armëpushimit në Alepo. /Insajderi.com