Policia e qytezës Ansbach afër Nurembergut kanë thënë se personi i vrarë nga shpërthimi i një bombe besohet të ketë qenë ai që ka bërë edhe sulmin afër festivalit të muzikës “Ansbach Open”, raporton Insajderi.
Njëmbëdhjetë persona të tjerë janë lënduar.
Televizioni NTV raporton se festival i muzikës Anasbach Open i planifikuar të mbahej afër lokalit të venës ku ka ndodhur sulmi, është anuluar. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:00, njofton “anasbachplus.de”./Insajderi.com
Sulmi në qytezën gjermane ndodhi afër hyrjes në një festival muzike