Vokrri: Futbollistët e Kosovës kanë mbetur pa votuar pavarësisht kërkesës

Vokrri: Futbollistët e Kosovës kanë mbetur pa votuar pavarësisht kërkesës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka treguar se FFK i ka bërë një kërkesë KQZ-së për të iu ofruar mundësi futbollistëve të përfaqësues së Kosovës të votojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.

Vokrri në një intervistë për Klan Kosovën ka treguar se futbollistët kanë mbetur pa votuar për shkak se një kërkesë e tillë nuk ka mundur të plotësohet

“Ne kemi bërë kërkesë në KQZ për të ofruar votim por ka qenë e pamundur të organizohet votimi andaj futbollistet kane mbetur pa votuar”, ka thënë Vokrri.

Vokrri më tutje ka thënë se ndeshja e Kosovës dhe zgjedhjet në të njëjtën ditë janë humbje për të dyja palët.

“Kanë humbur te dyja palët sepse ka njerëz që kanë që kanë pasur dëshirë të votojnë dhe ka njerëz që kanë dashur të votojnë. Andaj pres që stadiumi të jetë përgjysmuar por megjithatë  besoj që të paktën 7 apo 8 mijë tifozë të na mbështesin në stadium”, ka thënë Vokrri .

Kosova luan sonte ndeshjen kundër Turqisë e vlefshme për kualifikimet e botërorit ‘Rusi 2018’ me fillim nga ora 20:45./Insajderi.com