
Finalistja e Australian Open, Venus Wlliams, ka pësuar aksident në trafik me makinë, pasi që ka tejkaluar limitin e shpejtësisë, kështu duke lënë të vdekur njërin nga dy pasagjerët.
Aksidenti tragjik ishte si rezultat i shkeljes së ligjit më 9 qershor, pas hyrjes me shpejtësi të madhe në një kryqëzimi të Palm Beach County, dhe duke tejkaluar dritën e kuqe.
Aksidenti ishte i pashmangshëm mirëpo teniserja nuk pësoi ndonjë lëndim, njofton TMZ Sport.
Pasagjeri i ndjerë, 78, Jerome Barson, vdiq 14 ditë pas aksidentit. Gruaja e Barsonit, Linda, e cila ishte duke vozitur pësoi lëndime të mëdha.
Çifti ishin të martuar për plot 33 vite. /Insajderi.com