Xhaka më i shtrenjti në kombëtaren zvicerane

Xhaka më i shtrenjti në kombëtaren zvicerane

Kombëtarja e Zvicrës, ka mjaftë lojtar të talentuar por në dhjetëshen e tyre si futbollistët e tyre më të shtrenjtë është, kosovari dhe lojtari i Arsenalit, Granit Xhaka.

Duke shikuar vlerën e tyre sipas “Transfermarkt.ch”, në vendin e parë është mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i vlefshëm 38 milionë franga zvicerane, kurse në vendin e katërt është Xherdan Shaqiri, i cili kushton 16 milionë.

Xhaka kaloi nga Borussia Moenchengladbach në Arsenal për rreth 45 milionë euro, kurse Shaqiri nga Interi në Stoke për 17 milionë euro, përcjellë albinfo.ch.

Në vendin e dytë është Breel Emoboli i Schalkes me 21 milionë, ndërsa Ricardo Rodriguez i treti me 18 milionë. Në këtë listë mungon Valon Behrami.

 

1.Granit Xhaka: 38 milionë

2.Breel Embolo: 21 milionë

3.Ricardo Rodriguez: 18 milionë

4.Xherdan Shaqiri: 16 milionë

5.Yann Sommer: 9,6 milionë

6.Roman Brki: 8 milionë

7.Silvan Ëidmer: 8 milionë

8.Nico Elvedi: 7,5 milionë

9.Remo Freuler: 5,8 milionë

10.Eren Derdiyok: 5,8 milionë