Besnik Krasniqi dhe Ahmet Haliti janë lojtarët e ri të skuadrës kampione të Kosovës, Ferronikeli. Dyshja Krasniqi dhe Haliti vijnë nga kampionati shqiptar.
Krasniqi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës dhe luanë mbrojtës i krahut, dhe Haliti një mesfushorë që vjen nga Bylisi i Ballshit.
Të dy lojtarët do të prezentohën të hënën bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve nga ora 14:00, njofton zyra për shtyp e Feronikelit.
Këto janë përforcimet e para të Feronikelit të cilat janë transferuar me qëllim përforcimin e skuadrës nga Drenasi para fillimit të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Kampionëve të cilat fillojnë në muajin korrik. /Insajderi.com