​ Trump: Kemi ushtrinë më të fuqishme në botë

Reagimi i parë i presidentit amerikan Donald Trump pas sulmit të bazave amerikane në Irak po vlerësohet i matur nga analistët.

​ Trump: Kemi ushtrinë më të fuqishme në botë

Përmes një statusi në rrjete sociale, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se “gjithçka është mirë” dhe se po “bëhet vlerësimi i dëmeve”.

Ai ka paralajmëruar se do të deklarohet sërish sot.

“Gjithçka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Është duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”, shkroi ai.