fbpx

​Gjermania me ligj interesant: Ndalon xhirimin sekret të pjesëve intime të trupit

​Gjermania me ligj interesant: Ndalon xhirimin sekret të pjesëve intime të trupit

Gjermania planifikon që ligjërisht të ndalojë fotografimin sekret të pjesëve intime të trupit.

Kështu ka bërë të ditur sot, ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht.

“Ne po flasim për shkelje të neveritshme të sferës intime që duhet të ndiqen penalisht,” tha Lambrecht nga partia SPD në Bundestag.

Fotografimi i fshehtë i pjesëve intime të trupit, aktualisht trajtohet si një kundërvajtje, jo një krim.

“Kjo nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur në mënyrë aktive të prekurit dhe për t’u bërë të qartë autorëve se kjo lloj sjelljeje është plotësisht e papranueshme”.

insajderi.com