![Koronavirusi vjen në Evropë, prek këtë shtet](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/unnamed-80-1-730x440.jpg)
Dy raste të reja të koronavirusit kinez u konfirmuan në Francë, të parat në Evropë, njoftoi sot në mbrëmje ministri francez i Shëndetësisë, Agnes Buzyn.
“Rasti i parë ka të bëjë me një pacient të shtruar në një spital të Bordosë në jugperëndim të Francës dhe i dyti në Paris”, theksoi ministri në një konferencë shtypi duke shtuar se autoritetet po punonin për të parandaluar përhapjen e virusit.