Liverpool ka kthyer sërish interesimin për mbrojtësin e Romës, Emerson Palmeiri.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e dëshiron një mbrojtës të majtë, pasi Alberto Moreno nuk po tregon siguri.
Sipas Gazzetta dello Sport, dëshira e parë e trajnerit gjerman është mbrojtësi brazilian i Romës, Emerson Palmeiri.
Liverpool e kërkoi edhe verën e kaluar Palmeirin, ndërsa tashmë ka bërë gati një ofertë prej 25 milionë eurove. /Express/