
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.7 milion përkatësisht 1,780,903.
108 mijë e 838 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 404 mijë 497 është numri i të shëruarve.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 529 mijë 887 të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.
SHBA deri më tani ka numrin më të madh të viktimave, 20,580, duke tejkaluar Italinë ku numërohen 19,468 persona të vdekur, dhe pas Italisë vendi tjetër më i prekur është Spanja me 16,606 viktima.
Një tjetër vend i Evropës, Franca numëron 130 mijë e 730 të infektuar dhe 13 mijë 832 viktima.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 9 mijë e 875 të vdekur dhe mbi 79 mijë e 29 të infektuar.