Me këtë rast, Trump dhe gruaja e t" />

​Trump ngjyros gabimisht flamurin amerikan

​Trump ngjyros gabimisht flamurin amerikan

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, zonja e parë Melanie dhe ministri i Shëndetësisë Alex Azar vizituan një spital të fëmijëve në Ohajo.

Me këtë rast, Trump dhe gruaja e tij u bashkuan me fëmijët në vizatim dhe ngjyrosje të flamurit amerikan, por duke gjykuar nga fotografia e postuar nga Azar në Twitter me rastin e vizitës, presidenti  përdori ngjyrën e gabuar.

Vija e kuqe është pikturuar saktë, por një rresht i disa rreshtave poshtë saj ishte blu, raporton Buiness Insider, transmeton KP.

Fotografia u përhap shpejt në rrjetet shoqërore dhe disa përdorues thanë se gabimi i pretenduar ngjante me flamurin e Rusisë.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesës së Insider për komente.