“Një qeveri" />

​Ja sa do të kushtojë ndarja e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje

​Ja sa do të kushtojë ndarja e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje

Qeveria britanike njoftoi sot ndarjen e dy miliardë stërlinave për 26 ministritë dhe departamentet për përgatitjet e një Brexit-i të mundshëm pa marrëveshje.

“Një qeveri e përgjegjshme përgatitet për të gjitha alternativat dhe është kjo është arsyeja për të cilën po intensifikojmë përgatitjet në rast mungese të marrëveshjes”, deklaroi ministri i Financave, Philip Hammond.

Nga kjo shumë, Ministria e Brendshme dhe Departamenti i Doganave, përgjegjës për kontrollet kufitare, do të marrin pjesën kryesore, respektivisht 480 dhe 375 milionë sterlina, që do të mundësojnë rektrutimin e qindra personave për policinë kufitare dhe 3000 agjentëve të doganës.