​Programi për Reforma në Ekonomi eliminon barrierat për hapje të vendeve të punës

​Programi për Reforma në Ekonomi eliminon barrierat për hapje të vendeve të punës

Programi për Reforma në Ekonomi 2021-23 synon performancën për transformimin e ekonomisë dhe identifikimin e pengesave për rritje ekonomike dhe për hapje të vendeve të reja të punës.

Kështu ka deklaruar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në takimin e sotëm konsultativ për procesin e hartimit të Programit për Reforma në Ekonomi 2021-23.

Në cilësinë e koordinatores nacionale për hartimin e këtij dokumenti, ministrja Bajrami tha se programi adreson qartë edhe orientimin e buxhetit dhe ekonomisë.

Ajo ka shtuar po ashtu se dialogu ekonomik dhe financiar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke u bazuar në programin për reforma në ekonomi ka nxjerrë dy dokumente bazë.

Dokumenti i parë është vlerësimi i Komisionit Evropian për programin për reforma në ekonomi dhe konkluzionet e përbashkëta të miratuara në kuadër të takimit ministror të datës 19 maj 2020./Insajderi.com