Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka marrë vendim për ndarjen e e 4.5 milionë euro për blerje të dronëve, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes, njofton Insajderi.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se këto mjete merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.
“Në shumën prej 4.5 milionë euro, mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria e shpenzimeve, subvencioneve dhe transferove, transferohen në Ministrinë e Mbrojtjes në kategorinë shpenzime kapitale në nënprogramin Forca e Sigurisë së Kosovës në projektin sistemet e armatimit sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.
Po ashtu, në mbledhje është vendosur që të ndahen katër milionë euro për Ministrinë e Arsimit për blerje të librave./Insajderi.com