Shqipëria ka mbyllur me humbje kualifikimet në Euro 2020, pasi u mund nga Franca me rezultat 0-2.

​Shqipëria e mbyll me humbje aventurën në kualifikimet për Euro 2020

​Shqipëria e mbyll me humbje aventurën në kualifikimet për Euro 2020

Shqipëria ka mbyllur me humbje kualifikimet në Euro 2020, pasi u mund nga Franca me rezultat 0-2.

 

Rezultatin e zhbllokoi Corentin Tolisso në minutën e tetë, ndërsa Antoine Griezmann në minutën e 31-të dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit.

Franca kualifikohet si lider në grupin H me 25 pikë, dy më shumë se Turqia, ndërsa Islanda është në vendin e tretë me 19 pikë, derisa Shqipëria mbetet në vendin e katërt me 13 pikë.