
Qeveria sllovene vendosi sot Kroacinë në “listën e kuqe” të vendeve epidemiologjike të pasigurta.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për shtyp pas seancës së Qeverisë së këtij vendi.
Zëdhënësi i Qeverisë sllovene për Coronavirus, Jelko Kacin, e njoftoi këtë veprim dje si të sigurt, duke vlerësuar situatën në Kroaci si dramatike. /Insajderi.com